07/01/2025 - SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE "Drejtor i Drejtorisë së Formimit Profesional"

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE

Lloji i diplomës “Master i Shkencave". Niveli minimal i diplomës "Master i Shkencave".

Drejtor i Drejtorisë së Formimit Profesional

Në zbatim të Nenit 26 të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil për kategorinë e mesme drejtuese, për pozicionin vakant:

Drejtor i Drejtorisë së Formimit Profesional – Kategoria II-1
 
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme drejtuese. Në rast se vendi do të mbetet vakant edhe pas kësaj procedure, do të plotësohet sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, duke pranuar edhe kandidatë të tjerë që plotësojnë kërkesat për vendin e lirë.

PËR TË TRE PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

17/1/2025

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

NGRITJE NË DETYRË                           22/1/2025

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL          22/1/2025

   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Ndjek strategjinë e zhvillimit akademik të Shkollës; ndjek aktivitetin akademik të Shkollës; përgatit dhe përditëson Rregulloren e Brendshme, aktet ligjore të fushës së veprimtarisë akademike të Shkollës së Magjistraturës, duke ia propozuar Kancelarit dhe Drejtorit të Shkollës, si dhe kujdeset për sigurimin e një cilësie sa më të lartë të mësimdhënies.
  2. Ndjek dhe zbaton Rregulloren e Shkollës lidhur me procesin e rekrutimit të kandidatëve për ndjekjen e programit të formimit fillestar;
  3. Kontrollon respektimin e rregullave të funksionimit të brendshëm të sektorëve FV dhe FF si dhe kujdeset për trajtimin e të gjitha kërkesë/ankesave në zbatim të Programit të Formimit Fillestarë dhe Vazhdues;
  4. Bashkërendon punën për hartimin e programeve dhe planeve mësimore; kryen analizën e të gjitha aspekteve të punës të sektorëve të formimit fillestar dhe vazhdues dhe mban kontakte të vazhdueshme me pedagogët/ekspertët e Formimit Fillestar/Formimit Vazhdues.
  5. Bashkërendon punën për hartimin e kalendarit të aktiviteteve të Formimit Vazhdues; ndjek dhe zbaton ecurinë e trajnimit të vazhduar të gjyqtarëve/ prokurorëve etj.
  6. Programon, planifikon, siguron informacion dhe mban marrëdhënie me personat dhe institucionet me të cilat bashkëpunon lidhur me aktivitetet e Programeve të Formimit Fillestar dhe Vazhdues;
  7. Bashkërendon veprimtarinë e Shkollës së Magjistraturës me institucionet e tjera, njësitë qeveritare dhe komunitetin; forcon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave të kandidatëve, stafit pedagogjik dhe programeve mësimore ndërmjet Shkollës dhe institucioneve të tjera analoge.
  8. Përgatit, programon, planifikon, siguron dhe zbaton metodikat në funksion të Programit të Formimit Vazhdues si dhe të projekteve dhe marrëdhënieve me donatorët në zbatim të PFV dhe PFF, përgjegjësin e departamentit dhe pedagogët e brendshëm/ekspertët;
  9. Harton të dhëna, vlerëson qëndrueshmërinë dhe ndikimin e projektit dhe merr vendime për të zgjidhur probleme të cilat dalin gjatë evoluimit të projektit, në bashkëpunim me Këshilltarin për çështjet e integrimit;
  10. Bashkëpunon me stafin pedagogjik dhe ekspertët duke përfshirë partnerët dhe donatorët; mbikëqyr punën e ekspertëve të jashtëm të përfshirë në zbatimin e projekteve; mban të dhëna të sakta në lidhje me kryerjen e aktiviteteve të projektit.
  11. Kryen përpunimin dhe raportimin e të dhënave për veprimtarinë akademike në raport me ecurinë e procesit të integrimit evropian nga Shkolla e Magjistraturës që kërkohen nga institucionet vendase apo të huaja.
  12. Angazhohet në vlerësimin e nevojave dhe miratimin e projektbuxhetit për parashikimin e fondeve financiare në kuadër të veprimtarisë vjetore në aspektin e formimit fillestar dhe vazhdues, [E1] si anëtar i Grupit të Menaxhimit Strategjik (GMS).

1LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil. 

1.1KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: 
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës klasë II-1; 
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me dokument nga institucioni)
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a- Të zotërojë formim universitar juridik;

b- Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite përvojë pune dhe përvojë pune jo më pak se 3(tri) vite në fushën akademike;

c- Preferohen tituj dhe grada shkencore në fushën e së drejtës;

d- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.);

e- Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

1.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 

d- Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës
e - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
f - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
g - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
h – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore 

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;  
i - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
j - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet pranë protokollit të Shkollës së Magjistraturës.

1.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Më datë 20/1/2025, do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 

1.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi.
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  3. Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
  4. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
  5. Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
  6. Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  7. Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  8. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  9. Ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  10. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

1.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët do të vlerësohen 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura 

me fushën, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në 

punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. 

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

1.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës.

2NGRITJE NË DETYRË 

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 22/1/2025. 

2.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë nëpunësit civilë të një kategorie më të ulët në të njëjtin institucion apo institucione të tjera të shërbimit civil. 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese janë: 

a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar klasa e pagës II-2;III-1;III-2 dhe III-3

b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni)

c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojë formim universitar juridik;

b) Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite përvojë pune dhe përvojë pune jo më pak se 3(tri) vite në fushën akademike;

c) Preferohen tituj dhe grada shkencore në fushën e së drejtës;

d) Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.);

e) Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

2.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 

d- Akti i konfirmimit të statusit të nëpunësit civil përfshirë dhe kategorinë e pagës
e - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
f - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
g - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
h – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore 

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;  
i - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
j - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet pranë protokollit të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese duhet të bëhet brenda datës 22/1/2025. 

2.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Pas datës 22/1/2025, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritjen në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 

2.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi.
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  3. Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
  4. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
  5. Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
  6. Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
  7. Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  8. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  9. Ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  10. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a - Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b - Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

2.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme drejtuese, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, për fazat e mëtejshme të procedurës së ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme drejtuese,:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës, faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data 22/1/2025.

3PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.

Kjo procedurë është vendosur të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira, konkretisht për këtë pozicion vakant(në zbatim të nenit 26/4 të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar)

Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, në faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 22/1/2025. 

3.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 

a Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen 

e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar 

sipas ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

a-Të jetë shtetas shqiptar; 
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojë formim universitar juridik;

b) Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite përvojë pune dhe përvojë pune jo më pak se 3(tri) vite në fushën akademike;

c) Preferohen tituj dhe grada shkencore në fushën e së drejtës;

d) Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.);

e) Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

3.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore; 

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;  
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

k – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë protokollit të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil duhet të bëhet brenda datës 22/1/2025. 

3.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Pas datës 22/1/2025, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 

3.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi legjislacionin e Reformës në Drejtësi. 

  1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  2. Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
  3. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”, (i ndryshuar).
  4. Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.

b-Ligji nr.9887, datë 25.02.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;

c - Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;

d-Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;

e-Ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

f-Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

3.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a - Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b - Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

3.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive , për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës, faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data 22/1/2025.